Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 7: Elbasani - Besëlidhja 3:0. Kriza në transfertë vazhdon

Besëlidhja mundet në Elbasan me rezultatin 3-0. Të dyja skuadrat e nisin ndeshjen duke pritur, teksa mbrohen mjaft mirë dhe mundohen që të studiojnë kundërshtarin. Në minutën e 17-të do të vinte shkëndija e parë e ndeshjes, ku pas krosimit të Bylykbashit pas një goditje dënimi, Mërtiri gjuan më kokë brënda zonës, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. Vetëm pak minuta më vonë në të 24-ën, Bylykbashi nxjerr të lirë Okoronkon brenda zonës, por pasimi i tij kuptohet nga portieri Xhika, i cili largon rrezikun nga porta e tij. Minutat në vazhdim flasin për Elbasanin, por pa shënur dot në portën lezhjanë. Pjesa e parë mbyllet në barazim.

Në  pjesën e dytë, Elbasani futet në fushë më i motivuar. Bylykbashi është iniciatori kryesor i aksioneve të skuadrës verdhblu, gjithashtu dhe rreziku numër një i portës së Besëlidhjes. Pikërisht në minutën e 52’ do të ishte fantazisti verdheblu që do të kalonte Elbasanin në avnatazh. Është vetë Bylykbashi që fiton një goditje dënimi, të cilën e ekzekuton me mjeshtëri duke kaluar skuadrën në avantazh. Minutat në vazhdim flasin për Besëlidhjes, e cila humb një rast të pastër në minutën e 59-të me anë të Lekës. Por vetëm kaq, pasi Elbasani merr frenat e lojës, ku shënon dhe golin e dytë me anë të dalipit me penallti. Bylykbashi është ai që nis çdo aksion të Elbasanit duke qenë lideri i vërtet në fushën e lojës, duke e udhëhequr ekipin e tij drejt fitores. Do të ishte pikërisht fantazisti që do të asistontë në golin e tretë të ekipit të tij. Një pasim prej 70-të metrash i Bylykbashit nxjerr të vetëm përpara portierit sulmuesin e sapofutur Halilaj që me një parabël të lehtë mposht Xhikën duke I dërguar shifrat në 3-0. Dy minuta më pare, ekipi lezhjan mbeti me 10-të lojtarë pas largimit me karton të kuq i mbrojtësit Danaj. Elbasani merr tri pikët e rradhës duke qëndruar në garën për Superligë, teksa me rikthimin e Bylykbashit mund të shpresojë ende.

Elbasani - Besëlidhja 3-0
Shënues: Bylykbashi 52′, Dalipi 65′ (11-m), Halilaj 90′
ELBASANI: Ruçi, Merxha, Dushku, Mërtiri, Balla (Gjini 67′), Hila, Musta (Dosti 72′), Okoronko, Bylykbashi, dalipi, Olatunji (Halilaj 77′). Trajner: I. File
BESËLIDHJA: Xhika, Dibra, Shytani, S. Danaj, Kepi (Nikollaj 85′), Shuti, Gruda, Pepaj, Beqiri, Lekaj (Ru. Danaj 73′), Malasi. Trajner: G. Lani
GJYQTARË: A. Koçi, F. Elezi, E. Velo (Durrës)
KARTONË TË VERDHË: Balla 64′, Halilaj 89′/ Shytani 17′
KARTON I KUQ: S. Danaj 88′
 
Back To Top