Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 8: Besëlidhja - Himara 1:1. Thellohet kriza, Gruda nuk mjafton

Thellohet edhe më tepër kriza për Besëlidhjen, e cila tashmë nuk dinë të fitojë as në fushën e saj. Trajneri Zenuni bën një revolucion në formacion, duke lënë në stol portierin Xhika, një zgjedhje që akoma nuk arrijmë ta kuptojmë. Le të ndalemi tek takimi, Besëlidhja kalon e para në avantazh, me anë të Grudës në minutën e 18-të, por miqtë vulosin barazimin 1-1 me anë të Lleshajt në minutën e 76-të. Një rezultat që nuk mund ti falet një skuadre pretendente si Besëlidhja, aq më tepër në një javë ku pretentët kryesorë për Superligën e kanë ndalur hapin e tyre. Kështu rrezikohet rënia nga kategoria, drejtuesit e klubit duhet të marrin masa menjëherë.

Besëlidhja - Himara 1-1 
Shënues: Gruda 18′ / Lleshaj 76′
    
Back To Top