Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 9: Tërbuni - Besëlidhja 1:1. Rikthehemi tek goli në transfertë

Ndeshja ndërmjet Tërbunit dhe Besëlidhjes, e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit të Pukës, përfundoi në barazim. Sfida e djeshme nisi dhe përfundoi me një stuhi të fuqishme me shi dhe me erë, duke
vështirësuar lojën e skuadrave. Duhet theksuar se tifozëria vëndase e ka mbështetur ndeshjen për 90-të minuta. Në fillim të ndeshjes janë vendasit që dhanë sinjalin e pare në portën e ekipit mik me anë të Kullit, por topi kaloi ngjitur me shtyllën. Në minutën e 40-të janë miqte nga Lezha që kalojnë në avantazh, ku pas një aksioni nga e djathta, Malasi shënon golin e parë për Besëlidhjen me një goditje brënda zonës.

Pas golit, vendasit e Tërbunit krijuan disa raste të pastra në minutat me anën të Agastës, Kullit, Pepës, Rrocajt, por rastin më të mirë në këtë pjesë e ka patur Kulli, ku në minutën e 43-të goditi me portë të boshatisur, por topi u pengua nga uji para vijës fatale. Pjesa e dytë nisi e vrullshme për vendasit, të cilët në minutën e 47-të barazojnë shifrat. Pas një aksioni mjaft të mire, Pepa kroson, por  është mbrojtësi shtatlartë i Tërbunit, Sulollari që me kokë e përplasi topin në trekëndëshin e djathë të porterit Xhixha. Pas barazimit, vendasit rritën ritmin e lojës, duke sulmuar me forca të shumta, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Ndeshja u ndoq nga dy presidentët e Pukës dhe Lezhës, si dhe nga kryebashkiaku i Pukës,  Beqir Arifaj. E veçanta e këtij takimi ishte se ekipet kishin dy kapitenë, të cilët janë vëllezër, pikërisht vëllezërit Pepa. (Sporti Shqiptar)

Tërbuni –Beslidhja 1:1
Shënues: Malasi 14’, Sulollari 47’
Tërbuni: Kuka, Kollgjri, Sulollari, Çerepi, Rroca, Pepa, Greca, Baze, Kulli, Ahastra, (Agaj) Tranjer: Viktor Gjoni
Besëlidhja: Xhixha, Peqini, Kepi, Shytani, Danaj
S.Dibra (Nikollaj), Gruda (Lekaj), Pepaj, Beqiri, Malasi (Shuti),A.Dibra. Zv. Trajner: G. Lani
Kartona të verdhë: Malasi, V. Pepa, Beqiri, Peqini, K. Dibra
Gjyqtarë: O. Sokoli, F. Mata, B. Mesi (Tiranë)
 
Back To Top