Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kupa: Një fitore në trasfertë që nuk mjafton për kualifikimin

Besëlidhja ka marrë një fitore 2- 1 në Kukës, ndërkohë që kualifikimi për më tej i ka buzëqeshur Kukësit, i cili me fitoren e një jave më parë 4-2 në Lezhë e kishte zgjidhur që në ndeshjen e parë kualifikimin. Dy ekipet kanë aktivizuar më shumë lojtarë të stolit, por dhe ata të ekipit U-19. Pesëmbëdhjetë minutat e para kanë qenë të qeta dhe pa ngacmime në portat respektive, derisa në minutën e 15-të Mirsad Gruda ka gjuajtur diagonal, duke bërë që topi të përfundojë në rrjetë. Më pas kuksianët ngulmojë me Endri Lalën, që gjuan disa herë fort në drejtim të portës së Danajt, por pa rezultat. Në minutat në vijim është Bytyçi për Kukësin që luan fort, por humbet edhe dy raste ta pastra shënimi, kjo dhe për meritë të portierit lezhjan. Për kuksianët është Elton Grami që barazon më një gol të bukur në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë kemi më pak aksione, qarkullim të dendur të topit në mesfushë. Vlen të përmendet forma e mirë e portierit Danaj, që evitoi disa raste shënimi. Loja në rritje e Besëlidhjes shpërblehet më një tjetër gol në minutën e 70-të nga Pepaj. Njëzet minutat e fundit mbyllen pa ndonjë rast për gol. Miqtë duken të kënaqur me fitoren dhe vendësit me kualifikimin. (Panorama Sport)

KUKËSI - BESËLIDHJA 1:2
GOLAT: Grami 37′/ Gruda 15′, Pepaj 70′
KUKËSI: Koci, Kotarja (Brasha 46′), Lila, Prençi, Grami, Memishi, Jonuzi, Pashaj (Korbi 58′), Peposhi, Lala (Myzyraj 85′), Bytyçi. Trajner: E.Rakiqi
BESËLIDHJA: R.Danaj, Shyti, Shytani (Pjetri 46′), S.Danaj, Gruda, (Çeka 46′), Pepaj, Beqiri, Lekaj, Malasi, Lleshi, Ra.Danaj (Nikolli 46′). Trajner: G.Zenuni
 
Back To Top