Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Presidenca lezhjane, gati masat për barazimin

Lojtarët e Besëlidhjes janë lënë pushim ditën e djeshme pas barazimit dramatik që morën në fushën e tyre ndaj Himarës, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër krizën e rezultateve që ekipi po kalon. Ndërkohë që nuk dihet se si presidenti Gjok Noka do ta kalojë këtë rezultat, por nuk përjashtohet mundësia që për ekipin të ketë masa ndëshkuese. Nga ana tjetër, pritet edhe një reagim i skuadrës dhe trajnerit, të cilët duhet të japin maksimumin në fushë. Ultrasit lezhjanë kanë mbetur shumë të zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës gjatë këtij sezoni futbollistik, pasi Besëlidhja është rikthyer pas disa sezonesh në zonën e ftohtë të klasifikimit. (Panorama Sport)
   
Back To Top