Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Zenuni: Jam i kënaqur me rezultatin, por duhet të shënonim më shumë

Numri një i pankinës lezhjane, Zenuni, në përfundim të ndeshjes së djeshme ka deklaruar: “Jam i kënaqur me rezultatin, por ekipi duhet të tregohej më rezultativ për të shënuar më tepër gola, por gjithsesi na mjaftojnë tre pikët”. “Futbollistët e mi kanë bërë një paraqitje që duhet vlerësuar, duke marrë kështu 3 pikë me mjaft vlerë. Tani duhet të shohim përpara”, u shpreh Zenuni. Ky i fundit është ulur në stolin lezhjan pas largimit të teknikut Sokol Meta, i cili ndërtoi dhe ekipin gjatë merkatos së verës.
   
Back To Top