Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Zenuni kthesë 360 gradë, priten të rinj në 11-she

Ditën e djeshme Besëlidhja zhvilloi edhe ndeshjen e kontrollit brenda familjes, gjatë të cilës trajneri Zenuni surprizoi jo pak me atë që mund të quhet 11-shja bazë për ndeshjen e radhës. Kështu, në krahun e formacionit ai rreshtoi shumë futbollistë të rinj, kjo për të testuar formën e atyre që do t’i nevojiten për takimin e së shtunës ndaj Himarës. Kjo lëvizje e trajnerit u bë pasi dy titullarë, qendërmbrojtësi Peqini dhe sulmuesi kryesor A.Dibra, janë të dëmtuar, po ashtu edhe qendërmbrojtësi tjetër S.Danaj nuk luan për shkak kartoni. Ndeshja ndaj Himarës është përcaktuese për fatin e skuadrës lezhjane, pasi luhet edhe në shtëpi. Një barazim i mundshëm e nxjerr Besëlidhjen pothuajse jashtë garës për Superiore, duke pasur parasysh se ndeshjet e radhës janë të vështira, ndaj impenjimi maksimal në këto momente është më i domosdoshëm se kurrë. Megjithatë, duke u nisur nga cilësia e stolit, skuadra lezhjane i ka mundësitë reale për një rezultat pozitiv, çka do të thotë shpresa për të arritur objektivin qëndron. Ndërkohë që vetë trajneri i ka kushtuar një rëndësi të veçantë repartit të sulmit, i cili ka shfaqi probleme në ndeshjet e fundit. Një tjetër pikë, mbi të cilën trajneri ka punuar me lojtarët e tij, ka qenë edhe ana psikologjike, pasi vetëm kështu mund të arrihet rezultati. Nga ana e tyre, futbollistët kanë premtuar se do të japin maksimumin për të arritur fitoren. (Panorama Sport)
   
Back To Top