Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, kampionia e 45-së minutave!

Sipas statistikave, Besëlidhja ka fituar katër ndeshje dhe ka barazuar gjashtë të tilla në pjesët e para të ndeshjeve në kampionatin aktual. Skuadra e Lushnjës kryeson renditjen e Kategorisë së Parë, por sipas statistikave për 45-së minutat e para të dhjetë ndeshjeve në kampionat kryesohen nga Besëlidhja, e cila ndodhet në kuotën e 18-të pikëve, ku ka fituar katër ndeshje dhe ka humbur gjashtë të tilla. Në vendin e dy renditet Elbasani, i cili ka koleksionuar 16-të pikë së bashku me Kamzën.

Kryesuesja e renditjes, Lushnja ndodhet në vendin shtatë më 15-të pikë, ku ka fituar tri ndeshje, barazuar gjashtë dhe humbur një. Skuadra e Partizanit renditet në vendin e 11-të me 11-të pikë. Të kuqtë kanë fituar tri ndeshje, barazuar dy dhe humbur katër. Vendi i fundit nuk përbën ndonjë ndryshim nga renditja e 90-të minutave, pasi Naftëtari mbyll përsëri klasifikimin. (Sporti Shqiptar)
   
Back To Top