Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Danaj: Besëlidhja e bindur, i dha fund tersit

Besëlidhjen e pret të shtunën një transfertë e vështirë ndaj Burrelit. Në këtë sfidë lezhjanët shkojnë me moral të lartë, pas dy rezultateve pozitive që arritën në dy ndeshje radhazi. Qendërmbrojtësi i Besëlidhjes, Sadush Danaj, i cili dje festoi edhe ditëlindjen e tij të 24- t, flet me besim se skuadra do të vazhdojë edhe këtë javë në rrugën e rezultateve pozitive. “Si futbollist jam kompletuar në Lezhë, ku kam luajtur me ekipet zinxhir. Më pas kam qenë në Shkodër me Vllazninë deri në përfundim të fazës së parë të sezonit të kaluar. Një vit më parë pata një ofertë nga Dinamo, por pranova të luaj në Lezhë, pasi i kishim të gjitha shanset për të dalë në Superiore. Aktualisht ndodhemi në një pozitë delikate, por në dy ndeshjet e fundit morëm katër pikë. Për sa i përket përballjes së fundjavës ndaj Burrelit, duhet që të përgatitemi intensivisht dhe të minimizojmë në maksimum gabimet e vërejtura deri tani. Do të luajmë për fitore, pasi jam i bindur për formën që ka skuadra. Megjithatë, edhe një barazim nuk do të ishte keq. Mendoj se do të zhvillohet një lojë e bukur dhe fair-play”, – thotë Danaj në prononcimin e tij. (Panorama Sport)
   
Back To Top