Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Fitorja me Naftëtarin rikthen qetësinë te lezhjanët

Fitorja ndaj Naftëtarit përveçse u dha tri pikët lezhjanëve, u riktheu atyre moralin për të vazhduar garën për një nga dy vendet e para në tabelën e klasifikimit. Pas takimit të së shtunës, trajneri Zenuni i ka lënë futbollistët e tij pushim, ndërsa sot skuadra do të grumbullohet rreth orës 14:00 për të bërë analizën e ndeshjes. Ndërkohë trajneri Zenuni është shprehur se skuadra e tij do të stërvitet intensivisht këtë javë, sepse përpara është një tjetër ndeshje delikate, kësaj radhe ndaj Burrelit. Atmosfera në ekip është e mirë dhe të gjithë kërkojnë të ruajnë vazhdimësinë në rezultate. (Panorama Sport)
    
Back To Top