Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

I jepet lamtumira gjyqtarit Rigers Pjetrushi

Presidenti i Klubit të futbollit Besëlidhja, Gjok Ndoka, si dhe administrata e Klubit kanë organizuar në ambjentet e stadiumit homazhet për të përcjellë në banesën e fundit gjyqtarin dhe oficerin e nderit, Rigers Pjetrushi, i cili u nda nga jeta në një aksident automobilistik tri ditë më parë, teksa po kthehej nga Gjirokastra pas gjykimit të ndeshjes Luftëtari-Kastrioti.

Federata Shqiptare e Futbollit, sportisët, gjyqatë, drejtues të Forcave Detare të Shqipërisë, si edhe të Kapitenerisë, autoritete politike dhe lokale, si edhe miq të familjes Pjetrushi dhe qytetarë të thjeshtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Rigers Pjetrushit, i cili u nda nga jeta në moshën 32-vjeçare. Familja Pjetrushi është një ndër familjet më të njohura në sportin shqiptar. Rigersi kishte ecur në gjurmët e të atit Ëngjëllit, si dhe xhaxhait Prekës, të njohur si gjyqtarë, e ndërsa Rigersi e ka nisur karrierën e tij në fushën e sportit, që në moshën 7-vjeçare si sportist dhe para disa vitesh Rigersi ka kaluar si gjyqtar, duke gjykuar ndeshjet e kategorisë së parë dhe së fundmi të superiores. Sporti Shqiptar ka humbur sportistin dhe gjyqtarin e përkushtuar.

Ndërkohë komuna e Shëngjinit i ka akorduar Rigers Pjetrushit titullin “Mirënjohje e qytetit”. Me dhimbjen e familjes është bashkuar edhe Lidhja e Shqiptarëve në Botë, sportistët, si dhe Forcat Detare, në të cilat punonte gjithashtu Rigers Petrushaj, të cilat përcollën me nderim në banesën e fundit gjyqtarin dhe oficerin e nderit, Rigers Pjetrushaj.
 
Back To Top