Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 10: Besëlidhja - Naftëtari 3:0. Rikthehemi tek fitorja në shtëpi!

Besëlidhja rikthehet te fitorja duke mundur lehtësisht 3-0 Naftëtarin. Një gol i Grudës dhe dopieta e Arenc Dibrës i japin qetësi skuadrës së Zenunit. Besëlidhja i është afruar rrezikshëm portës mike që në minutat e para, por pa arritur të shënojë. Në të 22-ën, Dibra gjuan fort nga rreth 25 metra, mirëpo portieri Kora është në pozicion. Në të 30-ën, lezhjanët fitojnë një goditje dënimi në hyrje të zonës. Gruda kroson në zonë dhe Danaj godet me kokë, por topi përplaset në traversë. Vetëm në minutën e 40-të miqtë ia dalin të avancojnë thellë në gjysmëfushën lezhjane, por pa rrezikuar. Në minutën e 47-të vendësit kalojnë në avantazh. Është Gruda që ekzekuton një goditje dënimi nga rreth 20 metra, duke e dërguar topin në rrjetë. Pjesa e dytë ka nisur më e fortë. Trajneri Vasili ndryshon taktikën e lojës dhe e zhvendos në sulm në kërkim të barazimit. Në të 51- ën miqtë nga Kuçova ndërruarin një aksion të rrezikshëm, por është mbrojtësi Kepi që ndal gjithçka. Më pas, Besëlidhja organizohet mirë në mesfushë dhe nis një aksion të shpejtë nga ku Arenc Dibra nuk fal, por shënon, duke e dyfishuar rezultatin në minutën e 58-të. Frenat e lojës kalojnë në dorë të vendësve, të cilët në të 77-ën shënojnë golin e tretë sërish me anë të Dibrës. Në minutën e fundit, Dervishi i miqve gjuan fort, por Xhika me mjeshtëri eviton këtë gol të sigurt. Nuk ka më kohë dhe sfida mbyllet me fitoren 3-0 të vendësve. Megjithatë, lezhjanët vazhdojnë të jenë sërish shumë larg dy vendeve të para që të ngjisin në Superiore. (Panorama Sport)

Besëlidhja - Naftëtari 3:0
Shënues: Gruda 45+2′, A.Dibra 58′, 77′
Besëlidhja: Xhika, Peqini, Kepi, Shytani, S.Danaj, K.Dibra (Shyti 79′), Gruda (Nikolli 78′), Pepaj, Malasi, A.Dibra (Nekaj 86′), Lekaj. Trajner: L.Zenuni
Naftëtari: Kora, Hoxha, Doçi, Kuçi, S.Gega (Dervishi 60′), A.Gega, Çela (Alushi 46′), Koroveshi (Rustemi 60′), Kopaçi, Zylyftari, Koja. Trajner: S.Vasili
Kartonë të verdhë: S.Danaj 46′, Gruda 47′, Nikolli 92′
 
Back To Top