Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 11: Burreli - Besëlidhja 1:0. Në transfertë e njëjta histori

Ka mjaftuar një gol i sulmuesit shkodran, Rahova, që matjanët të marrin tri pikë shumë të vlefshme. Një takim jo i lehtë për djemtë matjanë ka, të cilët kanë pasur disa mungesa në radhët e tyre. Megjithatë, ndeshja është zgjidhur në pjesën e dytë të takimit pas një goli të Rahovës, i cili ka mjaftuar për t’i dhënë ekipit të tij tri pikë të arta. Ndeshja është luajtur në Velipojë, një fushë që po rezulton me fat për Burrelin. Pjesa e parë e këtij takimi ka qenë mjaft e mirë për vendasit, por edhe ekipi lezhjan nuk ka qëndruar pas me lojën që krijoi, por pa prodhuar gola. Pjesa e dytë ka nisur më e mirë për matjanët. Në minutat e para, ato kanë kërkuar shumë në drejtim të portës mike. Megjithatë, për golin do të mendonte shtatlarti Rahova, ku pas një kërcimi të bukur dhe një gjuajtje po aq të bukur me kokë, ai ka dërguar topin në rrjetë. Pirani bëhet përsëri protagonist në këtë pjesë loje, por pa arritur të dalë te goli. Ndërsa në krahun tjetër, A. Dibra, pavarësisht se është munduar shumë në këtë fraksion loje, ai nuk ka arritur që të evitojë humbjen e ekipit të tij. Ndeshja në tërësi është dominuar nga matjanët, që kanë arritur të marrin një tjetër fitore nën drejtimin e teknikut Elvis Plori. Një fitore që duket se kthen qetësinë pranë kësaj skuadre, dhe besimin se Burreli do të jetë ajo e një sezoni më parë, ku nën drejtimin e Plorit u rendit në mesin e tabelës së klasifikimit. (Sporti Shqiptar)

Burreli-Beslidhja 1:0
Shënues: Rahova 60’
Burreli: Xhixha, Bashi, Pepa, Murati, E. Mata, Lekaj, Dalipi, Pirani (Dikollari 90’), Proda, Rahova (Farruku 75’), Kola (Salaj 90’). Trajner: E. Plori
Besëlidhja: Xhika, Peqini, Shytani, Danaj, Kepi, E. Dibra (Lekaj 63’), Beqiri, Gruda, Pepaj, A. Dibra, Malasi. Trajner: L. Zenuni
Gjyqtarë: E. Greca, D. Koreshi, R. Qose (Lushnjë)
Kartona të verdhë: Xhixha 85’/ Kepi 62’
   
Back To Top