Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Ledion Zenuni: U mundëm aksidentalisht

Trajneri i Besëlidhjes, Ledion Zenuni, duke qenë se është i dënuar, e ndoqi ndeshjen e djeshme nga tribuna e “Qemal Stafa”-s. Në fund të takimit, tekniku u shpreh: “Skuadra luajti më mirë se kundërshtari. Pësuam një gol aksidental. U frikësuam nga fakti që jemi keq në renditje dhe ndiheshim nën presion. Edhe pse patëm disa raste të pastra shënimi, nuk finalizuam siç duhet. Gjykimi na mohoi një gol të rregullt, çka na ndëshkoi për të marrë dhe një pikë. Javën që vjen kemi një ndeshje tjetër të vështirë kundër Partizanit, ku duhet të marrim maksimumin. I uroj suksese kolegut Mehmeti për këtë fitore”, – përfundoi Zenuni.
 
Back To Top