Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Rinev Danaj titullar ndaj Partizanit për të zëvendësuar Xhikën

Mungesa e vetme e Besëlidhjes në këtë javë është portieri Dashamir Xhika. Ai u ndëshkua me karton të kuq në takimin e fundit ndaj Dinamos, prandaj të shtunë, përballë ish-skuadrës së tij Partizani, do të mungojë. Në vend të tij do të jetë 21-vjeçari nga Lezha, Rinev Danaj. Në dy sezonet e fundit ai është aktivizuar pak si titullar, kjo si rezultat i formës së mirë sportive të Xhikës, por me sa duket ai do të jetë “gardiani” i ardhshëm i portës lezhjane.
   
Back To Top