Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Stërvitje e reduktuar, në Lezhë janë të tronditur

Dje vijoi disi i reduktuar programi stërvitor i Besëlidhjes, pasi vëmendja e të gjithë atyre që merren me sport ka qenë e fokusuar te ngjarja tragjike që ka tronditur të gjithë Lezhë0n. Vdekja tragjike në aksident automobilistik e gjyqtarit Rigels Pjetrushi ka anuluar edhe veprimtaritë kombëtare të futbollit, të cilat janë shtyrë për të mërkurën. Besëlidhja nuk e priste humbjen që pësoi këtë të shtunë në fushën asnjanëse të Velipojës nga Burreli. Lezhjanët janë në kuotën e 13 pikëve, pozitë jo e favorshme për një skuadër që pretendon Superioren. Futbollistët ngurrojnë që të prononcohen. Tashmë lezhjanët kanë hedhur vështrimin te takimi i radhës, të cilin do ta luajnë në shtëpi ndaj Kamzës, nga ku kërkojnë fitoren e radhës. Një sfidë shumë e vështirë për lezhjanët. Mësohet se trajneri Ledion Zenuni do t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion. Edhe këtë sezon Besëlidhja është shumë larg objektivave të fillimit të kampionatit. (Panorama Sport)
    
Back To Top