Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Zenuni fton tifozërinë në stadium për Partizanin

Lezhjanët janë duke u përgatitur maksimalisht për ndeshjen e radhës, të cilën do ta luajnë në shtëpi ndaj Partizanit. “Sido që të jetë performanca aktuale e Partizanit, fanella ta imponon atë hijen e frikshme të legjendarit dhe duhet që, përveç përgatitjeve teknikofizike dhe taktike, të punojmë dhe nga ana psikologjike me lojtarët, në mënyrë që të ndjehen të barabartë në fushë, pasi edhe fanella e Besëlidhjes nuk ka më pak vlera, madje është shumë më e vjetër se ajo e Partizanit. Afërsia gjeografike që ka Tirana me Lezhën mundëson që Partizanin ta shoqërojnë shumë tifozë, pasi është skuadra me tifozërinë më të madhe në Shqipëri. Por, duke u mbështetur te besimi që kam në skuadër, i bëj thirrje tifozërisë lezhjane që këtë supersfidë ta ndjekë në masë të madhe, pasi ne nuk kemi për t’i zhgënjyer”, - është shprehur trajneri Zenuni. (Panorama Sport)
 
Back To Top