Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja në zonën e ftohtë, nuk ka më ëndërr Superligë!

Është mbyllur faza e parë e kampionatit dhe Besëlidhja rënditet e parafundit në rënditje, me pikë të barabarta me ekipin e Kamzës. Ky është edhe një nga sezonet më të dobëta të ekipit lezhjan. Vetëm 3 fitore, të gjitha në shtëpi, 5 barazime dhe 7 humbje duke shënuar vetëm 13 gola dhe pësuar 17. Largohet objektivi Superligë dhe tani Besëlidhja duhet të forcohet patjetër në merkaton e janarit pasi rrezikon seriozisht edhe rënien nga kategoria, duke qenë se këtë vit do të bien direkt 4 skuadra.

Ashtu si sezonin e kaluar edhe këtë sezon, reparti më problematik ngelet sulmi por edhe mbrojtja nuk ka qenë e padepërtueshme, ndryshe nga sezoni i kalur që ishte tepër e vështirë të shënoje në portën lezhjane, falë dy shtyllave Stojkoviç, Peqini në mbrojtje dhe Xhikës në portë. Transferta mbetet tabu për Besëlidhjen, asnjë fitore dhe vetëm dy gola të shënuar. Të gjithë tifozët tashmë i mbajnë shpresat tek merkatoja e janarit, por jo me shumë optimizëm pasi nuk besojnë tek mrekullitë duke parë pretendimet e drejtuesve dhe rezultateve të arritura vitet e fundit. /ksbeselidhja.com
     
Back To Top