Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja tenton kthesën në Fushë-Krujë

Sot Besëlidhja nën drejtimin e trainerit Ledion Zenuni vijon stërvitjen në kuadër të javës së 15-të të kampionatit, javë e cila mbyll dhe fazën e parë. Skuadra lezhjane do të udhëtojë drej Fush-Krujës, pas asaj humbje që pësoi në shtëpi ndaj Partizanit, disfatë e cila nuk është përjetuar aspak mirë në kampin lezhjan, që pas asaj humbje e sheh veten pranë zonës së ftohtë. Kështu, synimi i djemve të Zenunit është që në sfidën e rradhës të mos dalin pa pikë, pavarësisht vështirësisë së këtij takimi. Të gjithë këtu në Lezhë janë të impenjuar maksimalisht për të shpëtuar skuadrën nga disfata. Për fazën e dytë nga ana e presidencës ka premtime optimiste, për të ndërhyrë fuqishëm në merkato duke përforcuar ekipin i cili do të synojë edhe një herë tjetër rikthimin në Kategorinë Superiore. (Sport Ekspres)
    
Back To Top