Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Çutra e Beqiri nuk do të jenë më pjesë e Besëlidhjes

Xhynej Çutra dhe Ardian Beqiri nuk do të jenë më pjesë e Besëlidhjes. Vendimi është marrë për shkak se të dy futbollistët nuk kanë bindur si duhet gjatë fazës së parë. Siç është premtuar nga presidenca e klubit, për fazën e dytë Besëlidhja do të rinovohet me futbollistë tepër cilësorë, pjesa dërrmuese e të cilëve do të jenë të huaj. Të preferuar për Besëlidhjen janë serbët. Nga burime pranë klubit mësohet se të paktën gjashtë do të jetë numri i futbollistëve që do të afrohen gjatë merkatos së dimrit. Emrat konkretë akoma nuk bëhen të ditur, pasi presidenca e klubit është në negociata me shumë futbollistë. Sipas presidentit Noka, më shumë rëndësi do t’i kushtohet mesfushës dhe repartit të sulmit, pasi këta dy sektorë të formacionit nuk kanë funksionuar ashtu si duhet, ndaj edhe rezultatet kanë qenë shumë të dobëta, duke bërë që Besëlidhja nga pretendentja kryesore për t’u ngjitur në Superiore, tashmë ta shohë veten në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria. Për sa i përket pankinës, deri tani nuk është thënë asgjë dhe duket se ekipi do të vazhdojë të drejtohet nga Ledion Zenuni. Ky zëvendësoi në stolin e Besëlidhjes Sokol Metën, i cili e drejtoi skuadrën lezhjanë për katër javë. (Panorama Sport)
    

Back To Top