Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Drejtuesit, merkato jashtë vendit për Besëlidhjen

Të shtunën, Besëlidhja shkon në Fushë-Krujë për të luajtur javën përmbyllëse të fazës së parë përballë Ilirisë. Kësisoj, nën drejtimin e trajnerit Zenuni dhe presidentit Noka, dje lezhjanët kanë zhvilluar stërvitjen e radhës, në të cilën kanë qenë të pranishëm që të gjithë. Kreu i pankinës ka punuar më shumë në ato reparte ku skuadra ka nevojë dhe ka shfaqur mangësi në sfidat e fundit të kampionatit. Ndërkohë, lezhjanët janë duke u përgatitur edhe për një merkato të fuqishme në fazën e dytë, pasi tashmë rrezikojnë rënien nga kategoria. Ndryshe nga dy sezonet e mëparshme, kur skuadra e presidentit Noka ka qenë fare pranë Superiores, këtë kampionat rezultat e saj nuk janë qenë edhe aq të mira. Mjafton t’u referohesh vetëm 14 pikëve të grumbulluara, të cilat e rendisin atë në vendin e 11-të. Sa i përket merkatos, presidenti Noka, sipas të gjitha gjasave, do të jetë i orientuar nga tregu i huaj i futbollistëve. (Panorama Sport)
 
Back To Top