Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Ish futbollistët serbë vetëofrohen tek Besëlidhja!

Me përfundimin e fazës së parë të kampionatit, futbollistët e Besëlidhjes janë lënë pushim deri më 7 janar. Sipas presidentit Gjok Noka, merkatoja dimërore do të jetë mjaft e pasur me futbollistë cilësorë, ku pjesa dërrmuese do të jenë serbë. Bëhet fjalë për 6 të tillë. Katër nga këta futbollistë, të cilët ishin pjesë e skuadrës edhe sezonin e kaluar, pritet që të vijnë sërish në Lezhë. Stojkoviç, Miliç, Trajkoviç dhe mesfushori Gjeorgjeviç bënë vjet një paraqitje shumë të mirë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori Vojislav Trajkoviç thotë se është në pritje të një telefonate nga presidenti Noka. “Edhe pse kam shumë oferta nga klube të ligave serbe të futbollit, si edhe jashtë Serbisë, jam i gatshëm që t’i ribashkohem sërish Besëlidhjes. Pres vetëm telefonatën nga presidenti Gjok Noka. Përveç skuadrave të ligës serbe, kam luajtur edhe jashtë Serbisë, por atë ndjesi dhe kënaqësi që kam përjetuar në Lezhë, vështirë se do ta gjej te ndonjë skuadër tjetër. Jam i bindur se Besëlidhja e fazës së dytë do të jetë edhe më e frikshme dhe gjërat do të ndryshojnë”, – përfundon prononcimin lojtari serb. (Panorama Sport)
     
Back To Top