Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 14: Besëlidhja - Partizani 1:2. Vjen edhe humbja e parë në Lezhë

Besëlidhja humbi dje përballë Partizanit në shtëpi, në një ndeshje që i kishte brenda saj të gjitha, tension, gola, spektakël dhe emocione të mëdha. Në një terren të rënduar, të kuqtë e drejtuar nga trajneri Nikolin Çoçlli, i rikthyer në pankinë, arritën të triumfonin dhe të rikthehen në vendin e dytë në tabelën e renditjes, duke u afruar edhe më shumë me Kategorinë Superiore. Golat e Shalës dhe Gjokës e kanë zhvlerësuar golin e Dibrës, çka ka sjellë edhe irritim në radhët e vendësve. Gjatë gjithë takimit, mes tifozëve të dy palëve, pasi rreth 100 ultras të Partizanit kishin udhëtuar drejt Lezhës, ka patur konflikte në distancë. Ndërsa në fund, të gjitha ofendimet kanë qenë për treshen e gjyqtarëve. Tifozët dhe presidenti Noka kanë arritur të depërtojnë dhomat e zhveshjes, por janë ndalur nga policia dhe nuk kanë arritur t’i dhunojnë arbitrat. Nga ana tjetër, skuadra e kuqe ka qëndruar përreth 30 minuta në dhomat e zhveshjes, duke pritur që situata jashtë stadiumit të qetësohej. Gjatë kësaj kohe, tifozët vendës i kanë çarë dy goma dhe i kanë thyer një pasqyrë makinës së kapitenit të Partizanit, Alert Alcanit, pasi e kishin ngatërruar me makinën e treshes së gjyqtarëve. (Panorama Sport)

Besëlidhja - Partizani 1:2
Shënues:  A. Dibra 23′/ Shala 19′, Gjoka 85′
BESËLIDHJA: R.Danaj, Kepi, Shytani, Peqini, S. Danaj, Pepaj, Gruda, Lekaj (Haxhiu 69′), Malasi (Shyti 72′), A. Dibra, R. Danaj (Nekaj 46′).
Trajner: L. Zenuni.
PARTIZANI: Malaj, Shala, Pashaj, Duqi, Alcani, Karakaçi (Lleshi 82′), Sulçe, Thana, Lini  (Xhepa 90+1′), Braho (Gjoka 60′), Tafa. Trajner: N. Çoçlli.
Gjyqatrë: B.Pashaj, B.Mesi, E.Deraj (Tiranë)
Kartonë të verdhë: R.Danaj, Shytani /  Alcani, Thana
 
Back To Top