Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Merkato: Xhika drejt Partizanit, në vendin e tij Selimaj

Portieri Dashamir Xhika po kërkohet me ngulm nga drejtuesit e Partizanit dhe tashmë numri një i Besëlidhjes, Noka, duket se është i gatshëm ta lërë të lirë. “Edhe pse Besëlidhja e mbylli fazën e parë në zonën e ftohtë, kjo nuk do të thotë aspak se gjithçka ka përfunduar këtu. Kemi ende edhe gjysmën e rrugës pa përshkuar. Jo më kot e kam lënë skuadrën pushim deri më datë 7 janar, pasi ditën e grumbullimit keni për të parë një Besëlidhje krejtësisht të re. Do të ketë ndryshime rrënjësore deri tek pankina. Deri më tash jam në bisedime me gjashtë futbollistë tepër cilësorë serbë, pa përjashtuar qendërsulmuesin A. Miliç, i cili ka edhe të paktën dy vjet kontratë me ne. Këtë fazë do të ketë ndryshim edhe në portë, pasi kam hyrë në bisedime me portierin Selimaj dhe ka gjasa të mbara që ta bëjmë pjesë të skuadrës. Portieri Xhika ka edhe gati tre vjet kontratë të nënshkruar me Besëlidhjen, por nëse ai dëshiron të largohet, atëherë do ta lë të lirë dhe vendin e tij do ta zërë Selimaj”, – ka përfunduar Noka për gazetën Panorama Sport.
 
Back To Top