Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Ndizen gjakrat, Lushnja reagon ndaj Malkos

Pavarësisht se duhen edhe dy muaj nga star ti i fazës së dytë, përballja midis Besëlidhjes dhe Lushnjës ka nisur të ndihet që tani. Ka mjaftuar një shkëndijë nga ish-trajneri i lushnjarëve, Sajmir Malko, që edhe nga klubi verdhejeshil të ketë një kundërpërgjigje. Një ditë më parë, trajneri i Besëlidhjes deklaroi se do ta mundte ishskuadrën e tij.Janë donatorët e Lushnjës, të cilët kanë lëshuar një deklaratë për shtyp në lidhje me prononcimin e Malkos.

“Është ende shumë shpejt për të bërë deklarata të tilla emocionale për një takim, i cili luhet pas dy muajsh. Ne kemi një respekt shumë të madh për presidentin e Besëlidhjes, Gjok Noka, i cili ka dhënë një kontribut të madh për skuadrën lezhjane. Kemi respekt për tifozët lezhjanë, të cilët e mbështesin skuadrën e tyre në çdo takim, edhe pse këtë sezon ajo nuk ndodhet në kryesimin e kampionatit. Ekipi ynë dhe stafi teknik e vlerëson shumë Besëlidhjen, pavarësish se ndodhet në vendet e fundit në renditje. Por ata kanë një ekip të mbushur me shumë lojtarë të mirë, ndaj ky takim i ka ta tri rezultatet. Ne këtë sezon kemi një filozofi shumë ndryshe nga sezoni i kaluar, teksa e kërkojmë fitoren në fushën e lojës dhe jo në media. Pra, jo ashtu siç ndodhi sezonin e kaluar, kur në ndeshjen ndaj Apolonisë ekipi fitoi në media, por u mund në fushë. Ne si drejtues e respektojmë shumë presidentin, tifozët dhe ekipin, ndërsa mendojmë se takimi do të jetë fair-play dhe të fitojë më i mirë në fushën e lojës”, – përfundon deklarata e klubit të Lushnjës. (Panorma Sport)
    
Back To Top