Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Noka: U gjykuam nga tifozë të Partizanit

Numri një i Besëlidhjes, Gjok Noka, ka qenë mjaft i irrituar nga gjykimi në takimin e djeshëm ndaj Partizanit. Edhe këtë herë, Noka nuk i ka kursyer kritikat në adresë të “xhaketave të zeza”, duke kërkuar më shumë drejtësi. “Më vjen vërtet keq dhe jam shumë i indinjuar për gjykimin, pasi golin e parë Partizani e shënoi me dorë, pra nuk ishte gol i rregullt dhe një gjë e tillë ndikoi në moralin e skuadrës dhe rrjedhimisht edhe në rezultatin përfundimtar. Gjithashtu më vjen shumë keq edhe për faktin që Besëlidhjen po e persekutojnë hapur. Dje të gjithë gjyqtarët ishin nga kryeqyteti, po ashtu edhe vëzhguesi. Unë protestoj ashpër ndaj FSHF-së për këtë skandal që po bën në dëm të Besëlidhjes, fare hapur, duke caktuar gjyqtarë tifozë të Partizanit. Kjo është shkelje e pastër e rregullores dhe konflikt tepër i pastër interesi, me qëllimin e vetëm për të fundosur Besëlidhjen”, – është shprehur Noka. (Panorma Sport)
 
Back To Top