Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Sajmir Malko, trajneri i ri i Besëlidhjes

Ish-trajneri i Lushnjës dhe Kamzës në fazën e parë, dje është zyrtarizuar në stolin e skuadrës lezhjane. Sajmir Malko, do të jetë trajneri i skuadrës së Besëlidhjes. Presidenti Gjok Noka duket i vendosur për të ndërtuar një skuadër me ambicie në fazën e dytë, që të guxojë dhe t’iu afrohet ekipeve të kreut. Duket se në stol është ulur Sajmir Malko, një emër i njohur i cili në të shkuarën ka drejtuar edhe skuadrën e Lushnjës, në Kategorinë Superiore dhe në të Parën. Kurse në fazën e parë të këtij sezoni, Malko ishte në krye të skuadrës së Kamzës.
 
Back To Top