Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Pjetrushi e Nikolli, afrimet e para te Besëlidhja

Besëlidhja ka nisur dje përgatitjet për fazën e dytë të kampionatit nën drejtimin e trajnerit Saimir Malko, i cili është njohur më nga afër me gjendjen e të gjithë futbollistëve që do të ketë në dispozicion. Ajo që ka rënë në sy në këtë stërvitje të parë ishin afrimet e dy lojtarëve të rinj. Klaudio Pjetrushi, vëllai i gjyqtarit të ndjerë Rigels Pjetrushi, është larguar nga skuadra e Kukësit dhe është bashkuar me lezhjanët, duke i dhënë më shumë ritëm repartit të mesfushës. Ndërsa futbollisti i dytë është Aleks Nikolli, një tjetër lezhjan që për disa vite është aktivizuar në skuadrat e rajonit të Toskanës në Itali. Për këtë të fundit do të jetë trajneri Malko ai që do të vendosë nëse do ta mbajë apo jo në skuadër. Kjo periudhë te Besëlidhja pritet të jetë mjaft intensive për sa i përket afrimeve dhe largimeve të lojtarëve të ndryshëm, të cilët do të vijnë në provë. Ndërkohë presidenti Noka po shikon merkaton jashtë vendit. (Panorama Sport)
 
Back To Top