Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 17: Pogradeci - Besëlidhja 1:0. Vazhdojnë rezultatet negative

Besëlidhja mundet me rezultatin 1:0 në Pogradec. Pogradecarëve u ka mjaftuar goli i Zguros që në minutën e pestë. U mendua se ky takim do të kishte bollek golash, por gjithçka u ndal me golin e Zguros. Pas golit lezhjanët e rritën presionin para portës së Mirakës, por pa finalizuar. Për trajnerin Abazaj ekipi nuk kreu një nga ndeshjet e tij më të mira, por arriti të realizojë synimin duke marrë pikët e plota. Besëlidhja e mbylli ndeshjen me 10 vetë, pasi në minutën e 92-të A.Dibra ndërhyn gabimisht ndaj E.Çekiçit. Veprimin e Dibrës e ka dënuar edhe trajneri Malko, i cili i kujtoi futbollistit të tij se kanë ardhur në Pogradec për të luajtur futboll e jo të gjuajnë me shqelma. Ndërsa lezhjanët me këtë humbje kanë lëshuar edhe një pozicion duke qenë të parafundit. Aktualisht Besëlidhja ndodhet në zonën e rënies, por trajneri Malko ka besim që në javët e ardhshme ekipi do të ngjitet duke mos e diskutuar mbijetesën. Pogradeci me këtë fitore i është bashkëngjitur Mamurrasit në vendin e dytë, me 32 pikë, por mamurrsakët kanë golaverazh më të mirë. Trajneri Abazaj e ka deklaruar prej kohësh që beson te ekipi i tij dhe në fund të edicion shpreson në rikthimin në Superligë. Java që vjen është një provë “zjarri” për pogradecarët, pasi janë mysafirë në Mamurras. (Sporti Shqiptar)

Pogradeci - Besëlidhja 1-0
Shënues : Zguro 5’
Pogradeci: Miraka, Pere, Bufasi, Çerepi, Hysenllari, Zguro (E. Çekiçi 60’), Shyti, Jahaj, Mullaj (Çela 46’), A. Çekiçi (Laçka 70’), Pengu. Trajner: A. Abazaj
Besëlidhja: Xhika, Kepi, Jakovljeviç (Gruda 77’), K. Dibra, Shytani, Aritonoviç, Pjetrushi (Nedjelkoviç 46’), Deurluçenin (Lleshi 90’), A. Dibra, Kaçi, Miliç. Trajner: S. Malko
Gjyqtarë: T. Latifi, G. Bimi, R. Zhuli (Gjirokastër)
Kartonë të verdhë: Pere, Laçka, Nedjelkoviç
Karton i kuq: A. Dibra
 
Back To Top