Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Në Lezhë rritet adrenalina pas fitores me Adën

Besëlidhja vazhdon normalisht përgatitjet për ndeshjen e radhës. Nën drejtimin e trajnerit Sajmir Malko ekipi po stërvitet intensivisht për të marrë ngarkesën e duhur si fizike, ashtu edhe teknike. Tashmë që skuadra është larguar disi nga zona e ftohtë, po mendon për ndeshjet e ardhshme, të cilat i konsideron shumë të rëndësishme. Të gjithë në skuadër janë të vetëdijshëm për objektivin final, që është ngjitja sa më lart të jetë e mundur në renditje. Trajneri së bashku me stafin teknik po bëjnë punë të diferencuar me ato reparte ku konstatohen më shumë mangësi, në mënyrë që nga ndeshja në ndeshje ekipi të kenë një trend në ngjitje. (Panorama Sport)
    
Back To Top