Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Rrëfehet Miliç: Ja pse humbëm në Pogradec

Lezhjanët zhvilluan dje analizën e za konshme të pas ndeshjes, gjatë të cilës trajneri Malko vuri në dukje edhe mangësitë e skuadrës së tij. Edhe pse Besëlidhja në transfertën ndaj Pogradecit ishte përgatitur për të fituar, nuk ia ka arritur një gjëje të tillë, duke u mundur në shifrat minimale 1-0. Futbollistët kanë treguar një formë të mirë dhe mund të kishin arritur një rezultat pozitiv, ndaj trajneri Malko nuk ka qenë i ashpër, por ka kërkuar që në takimin e radhës ndaj Adës fitorja të jetë e padiskutueshme. Aktualisht Besëlidhja renditet në vendin e parafundit në klasifikim dhe rrezikon rënien nga kategoria.

Kapiteni Aleksandër Miliç, i cili ka marrë shiritin nga Pepa, në një prononcim për “Panorama Sport” shprehet se ekipi i tij i kishte të gjitha shanset për të marrë pikë në Pogradec. “Udhëtuam drejt Pogradecit me besimin te fitorja, duke u bazuar gjithmonë te loja e mirë që zhvilluam ndaj Lushnjës një javë më parë, porse edhe në ndeshjen e kontrollit që bëmë në mesjavë. Ndaj Pogradecit ekipi pati dy panorama. Pjesën e parë luajtëm shumë të hapur dhe pësuam gol, duke u demoralizuar, çka nuk duhej të ndodhte. Në startin e pjesës së dytë gjithçka ndryshoi dhe ne arritëm t’i barazonim shifrat, porse çuditërisht kryesori i takimit na e anuloi golin, edhe pse ai ishte tërësisht i rregullt. Pas këtij momenti në ekip nuk kishte më optimizëm, duke qenë se luanim edhe në transfertë. Deri në fund të përballjes, edhe pse kemi bërë presion në portën kundërshtare, nuk arritën të finalizonim. Tashmë jemi duke u përgatitur për ndeshjen e radhës, të cilën do ta luajmë ndaj Adës në shtëpi. Fitorja pa dyshim që është objektivi ynë dhe nuk e diskutojmë në asnjë moment”, – ka përfunduar Miliç. Lezhjanët tashmë synojnë të arrijnë mesin e artë të tabelës së renditjes.
 
Back To Top