Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Analizë e qetë dhe pa kritika, vëmendja zhvendoset te Himara

Lezhjanët janë më të qetë pas fitores që arritën javën e shkuar ndaj Elbasanit në shtëpi dhe tani po përgatiten për një transfertë delikate, siç është ajo e Himarës. Dje trajneri së bashku me presidentin Gjok Noka zhvilloi edhe analizën e sfidës me verdheblutë, e cila ishte e qetë dhe pa nota kritike. Duket se të gjitha energjitë janë përqendruar në ndeshjen e radhës, ndërsa lojtarët janë optimistë për një fitore. Himara tashmë është larg zonës së ftohtë të renditjes dhe po punon për të arritur mesin e artë. Nga ana tjetër, lezhjanëve nuk u lejohet asnjë hap fals, pasi fundi i klasifikimit është shumë afër. Trajneri Malko ka kërkuar nga lojtarët qetësi dhe zbatim me përpikëri të detyrave taktike, pasi vetëm kështu mund të merret trepikëshi në një fushë të vështirë ai ajo e himarjotëve. (Panorama Sport)
   
Back To Top