Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 19: Mamurrasi - Besëlidhja 2:0. Kriza tranfertë vazhdon!

Besëlidhja gjithmonë në krizë, tjetër humbje në transfertë. Nga një gol për çdo pjesë, fillimisht Allamani dhe më pas Metaj, u kanë mjaftuar mamurrzakëve për të koleksionuar fitoren e radhës. Ndeshja – Sfida ka nisur e qetë me të dyja skuadrat, të cilat fillimisht studiojnë njëra-tjetrën. Me kalimin e minutave vendësit shtojnë presionin dhe organizojnë sulme të njëpasnjëshme. Trajneri Bardhi e kërkon fitoren që në fillim, pasi në fushë ka hedhur tre sulmues të pastër: Allamanin, Gjokën dhe Jushin. Deri në minutën e 30- të miqtë rrezikojnë vetëm një herë me anë të Miliç, por pa arritur të shënojnë.

Në minutën e 33-të, Allmeta kroson në zonë nga goditja e dënimit nga rreth 30 metra dhe në zonë është Jushi që shërben për Allamanin, i cili e devijon topin drejt rrjetës, 1- 0. Pankina vendëse dhe tifozët në festë. Më tej janë edhe disa depërtime në zonë nga Gjoka dhe Jushi, që edhe mund të kishin shënuar që në pjesën e parë, por nuk kanë qenë të saktë në finalizim. Pjesa e dytë nis sërish me të njëjtin ritëm nga vendësit, të cilët japin më shumë shkëndija në aksionet që ndërtojnë. Trajneri Bardhi përforcon mesfushën me një lojtar energjik si Metaj dhe largon Gjokën. Në topin e parë që prek, Metaj godet fort dhe arrin të shënojë duke i çuar në delir tifozët mamurrzakë. Megjithëse në avantazh të dy golave, vendësit nuk ndalen në aksionet e tyre, duke krijuar raste për shënim. Në dy momente është Jushi që mund të kishte shënuar, porse nuk tregohet i saktë përpara portës së Xhikës. Në minutën e 76-të Pustina shërben bukur për Metajn, por ky i fundit humbet një rast të pastër për të 3- fishuar rezultatin. Miqtë zgjohen disi pas minutës së 80-të dhe për rreth pesë minuta krijojnë disa raste në zonën e vendësve, por pa i konkretizuar aksionet e tyre. Nuk ka më histori dhe ndeshja përfundon me fitoren e Mamurrasit me rezultatin 2-1. Mamurrzakët hedhin edhe një hap tjetër të rëndësishëm, duke ruajtur vendin e dytë. (Panorama Sport)

Mamurrasi - Besëlidhja 2:0
Shënues: Allamani 33′, Metaj 60′
Mamurrasi: Myrta, Pashako, Bega, Sela, Baçi, Gjeçi, Allmeta, Pustina, Jushi (Hysaj 88′), Gjoka (Metaj 59′), Allamani (Lama 62′). Trajner: S.Bardhi.
Besëlidhja: Xhika, Kepi, Jakovljeviç, Dibra, Shytani, Aritonoviç, Nedeljkoviç, Pepa, Lleshi (Prendi 85′), Kaçi (Deliblaçanin 60′), Miliç. Trajner: S.Malko.
Kartonë të verdhë: Pashako 22′, Myrta 24′, Allmeta 44′/ Dibra 5′
 
Back To Top