Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 20: Besëlidhja - Butrinti 1:1. Besëlidhja ngec në shtëpi!

Lezhjanët nuk arrijnë të shkojnë më shumë se një barazim në fushën e tyre, madje rrezikojnë të humbasin përballë Butrintit, një skuadër e organizuar mirë dhe që ka arritur të shënojë e para në ndeshjen e djeshme. Me pikën e marrë Besëlidhja tashmë rrezikon rënien nga Kategoria e Parë sezonin e ardhshëm, në rast se nuk reagon në takimet e ardhshme. Minutat e para të takimit kanë nisur të shpejta për lezhjanët, të cilët kërkojnë golin e fitores. Lleshi në të 5-ën minutë kroson në zonë për Miliç, por portieri mik del dhe kontrollin topin. Më pas është Miliç, i cili jep një asist për Lleshin dhe ky i fundit gjuan fort, por portieri Demi grushton saktë.

Pas këtyre momenteve të para, loja qetësohet disi dhe miqtë sarandjotë fitojnë terren, duke rrezikuar portën e Xhikës. Në minutën e 26-të do të vijë edhe goli për miqtë. Portieri Xhika bën një dalje shumë të gabuar, pas një aksioni të miqve, që nis nga mesi i fushës dhe Alzeneli me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë. Vendësit, të shokuar nga ky gol, hidhen në sulm dhe do të kenë mundësinë më të mirë për të realizuar në minutën e 40-të, kur Kaçi ekzekuton një 11-metërsh shumë të dobët, që pritet me lehtësi nga portieri mik. Pjesa e dytë e takimit është identike si e para, ndërkohë që Lleshi në minutën e 57′ shënon, por goli anulohet. Vetëm dy minuta më vonë do të jetë Aritonoviç, i cili përfiton nga një top i devijuar dhe barazon shifrat, duke i dhënë ekipit të tij një pikë në këtë takim. Ndërkohë trajneri i Butrintit, Bedini, u shpreh: “Jam i kënaqur me pikën e marrë në këtë transfertë të vështirë”.

Besëlidhja - Butrinti 1:1
Shënues: Aritonoviç 59′/ Alzeneli 26′
Besëlidhja: Xhika, Kepi, Shytani, K.Dibra (Gruda 46′), Jakovljeviç, Kaçi, Nedeljkoviç, A. Dibra (Malasi 46′), Lleshi, Aritonoviç, Miliç. Trajner: S. Malko.
Butrinti: Demi, Xhuvani, Xhibro, Alzeneli, Nela (Koshi 90+3′), Meçani (Batha 78′), Kola, Muço, Dorti, Dedej, Dalipaj (Aleksi 89′). Trajner: A.Bedini.
Kartonë të verdhë: Shytani 87′ / Xhuvani 36′, Xhibro 58′, Dorti, Nela 90+3′
Kartonë të kuq: Lleshi 75′
 
Back To Top