Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 22: Besëlidhja - Elbasani 2:1. Vendos një dopietë e Miliç

Në Lezhë ka buzëqeshur më në fund Besëlidhja. Përmbysja e realizuar ndaj Elbasanit ka qenë dramatike, me pesonazh kryesor serbin Milic. Ky i fundit ka shpërdoruar një penallti kur rezultati ishte i bardhë, në minutën e 22-të të pjesës së parë, por ka arritur të shënojë dy herë pas golit të Merxhës për miqtë. Tri pikë të arta, por që nuk e ngjisin asnjë shkallë në renditje Besëlidhjen, e cila mbetet e 14-ta, me 22 pikë, po aq sa ka edhe Kamza e parafundit. Pra, sikurse shihet, rreziku i mbijetesës vijon të jetë i madh për formacionin e Sajmir Malkos.

Besëlidhja - Elabasani 2-1
Shënues: Miliç 77′, 88′/ Merxha 62′
Besëlidhja: Xhika, Jakovljeviç, Kepi, Shytani, Malasi, Nedeljkoviç, Aritonoviç, Pepaj (Prendi 82′), Lleshi (Danaj 66′), Kaçi (Met’hasani 58′), Miliç. Trajner: S.Malko
Elbasani: Ruçi, Gjini (Bella 83′), Kaçuli, Dushku, Mërtiri, Dalipi, Merxha, Gava, Lamçja (Duka 68′), Kuçi, Roshi (Tafani 79′). Trajner: I.File
Kartonë të verdhë: Shytani 23′, Miliç 88′/ Kaçuli 21′, Gava 54′
Karton i kuq: Kepi 61′
   
Back To Top