Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 23: Himara - Besëlidhja 2:0. Lezhjanët drejt greminës!

Ashtu siç ndodh çdo javë kur Besëlidhja luan në transfertë, edhe kësaj rradhe kthehemi pa pikë në Lezhë duke u mundur me rezultatin 2:0 nga Himara. Një humbje që e rëndon akoma më shumë situatën e Besëlidhjes në rënditje, duke qenë se të gjithë ekipet që luftojnë për mbijetesën kanë arritur të marrin pikë në transfertë. Ndodhemi në vendin e parafundit në rënditje, me një ekip që deri para pak javësh kishte si objektiv Superligën. Javën e ardhshme do të presim në Lezhë ekipin e Tërbunit, duke shpresuar në një kthesë të skudrës, megjithëse problemi kryesorë mbetet transferta.
 
Himara - Besëlidhja 2:0
Shënues: Zdravkovic 54’, Dhrami 73’
Himara: Bifsha, Mehmeti, Alu (Qëndro 10′), Gjonbrati, Qejvani, Idrizi, Çaushaj, Torres, Gjondeda (Veshaj 78′), Dhrami, Zdravkovicv (Kuçi 80′). Trajner: R.Nenaj
Besëlidhja: Xhika, Shytani, Jakovljeviç (Prendi 86′), Dibra, Peqini, Nedeljkoviç (Malasi 83′), Aritonoviç, Lleshi, Met’hasani, Mrdakoviç (Danaj 76′), Miliç. Trajner: S.Bardhi
Kartonë të verdhë: Gjondeda 60′, Mehmeti 75′, Zdravkoviç 89′/ Miliç 79′, Mrdakoviç 65′
   
Back To Top