Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kepi: Me Butrintin luajmë “finalen” e radhës

Besëlidhja u dha dje dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e sotme, të cilën do ta luajë në shtëpi ndaj Butrintit. Të gjithë në Lezhë janë të bindur se ndaj sarandjotëve do të rikthehen te fitorja. Në lidhje me këtë sfidë, mbrojtësi i majtë Bruno Kepi në një prononcim për “Panorama Sport” shprehet: “Gjatë gjithë javës jemi stërvitur intensivisht për të qenë të gatshëm për të fituar bindshëm ndaj Butrintit. Të gjithë jemi të impenjuar maksimalisht për të përmbushur më së miri detyrat e ngarkuara nga trajneri. Rruga jonë drejt objektivit për të qëndruar në të Parën nuk është e lehtë, pasi kemi grumbulluar shumë pak pikë, por mundësitë janë të mëdha. Duhet shumë punë në stërvitje që të kemi rendiment pozitiv. Për këtë i kemi të gjitha kushtet, që nga trajtimi e deri te stërvitja, pasi kemi në krye një president korrekt dhe një trajner që është shumë profesionist. Të gjithë e dimë se sfida ndaj sarandjotëve duhet fituar medoemos”, – përfundon prononcimin e tij mbrojtësi Kepi. (Panorama Sport)
   
Back To Top