Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Malko i bindur: Me Gramshin është finale

Me gjithë reshjet e shumta që kanë rënë gjatë ditës së djeshme, lezhjanët kanë vijuar stërvitjen e zakonshme për të qenë gati të shtunën përballë Gramshit. Trajneri i Besëlidhjes, Sajmir Malko, në një prononcim për “Panorama Sport” shprehet: “Gjatë të gjithë javës jemi përgatitur seriozisht për të qenë të gatshëm për takimin e radhës që do ta luajmë në transfertë. Kjo sfidë për ne është shumë e rëndësishme. Kjo ndeshje është shumë vendimtare. Dihet që të dyja skuadrat që do të përballen kanë të njëjtin objektiv, mbijetesën. Pjesën dërrmuese të futbollistëve i kam në dispozicion, me përjashtim të mbrojtësit të majtë Kepi, që nuk luan për shkak kartonësh. Kudo që të luhet ndeshja do ta konsiderojmë si brenda në Gramsh, ndaj dhe jemi munduar që të përgatitemi seriozisht dhe psikologjikisht. Të gjithë futbollistët pa përjashtim janë të qartë në objektivin, ndaj jam i bindur se do të luajnë lojën e tyre më të mirë të mundshme. Është një finale e vërtetë”, përfundon Malko. (Panorama Sport)
    
Back To Top