Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Malko: Ishte një fitore super

Pas ndeshjes, trajneri i Besëlidhjes, Saimir Malko, u shpreh: “Që në fillim të ndeshjes jemi futur për të fituar, por humbja e penalltisë na e fashiti disi euforinë. Mirëpo edhe pse pësuam gol, morali i skuadrës nuk ra, përkundrazi u mobilizuam në kërkim të barazimit dhe ia arritëm qëllimit, ndonëse ishim me 10 lojtarë. Pas barazimit djemtë e morën në dorë situatën, duke e kontrolluar totalisht lojën e për rrjedhojë arritëm të shënonim përsëri duke kaluar në avantazh. I falënderoj futbollistët, të cilët fituan një ndeshje të vështirë duke hapur rrugën e mbijetesës. Megjithatë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë deri në fund”, – përfundon prononcimin e tij Malko. (Panorma Sport)
   
Back To Top