Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Noka u përgjigjet sarandjotëve: I mposhtim me goleadë

Besëlidhja do të zhvillojë sot ndeshjen e zakonshme të kontrollit nën drejtimin e Saimir Malkos. Ky i fundit do të testojë futbollistët dhe do të formatojë njëmbëdhjetëshen me të cilën tenton të mundë Butrintin. Të shtunën, Besëlidhja pret në shtëpi Butrintin, e vlefshme për javën e 20- të të kampionatit. Duke u nisur nga deklaratat e Butrintit në “Panorama Sport” të publikuara sot, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Besëlidhjes, Gjok Noka, i cili për “Panorama Sport” thotë: “Të shtunën presim në shtëpi Butrintin dhe jam plotësisht i bindur se Besëlidhja do të fitojë, madje me një rezultat tepër të thellë. Kjo pasi ne jemi shumë të etur për gola, me gjithë respektin që kemi për sarandjotët. Butrinti ta harrojë ‘kokën’ e Besëlidhjes. Në Lezhë do ‘të hajë kokën e tij’ dhe do të pësojë një humbje aq të thellë, sa nuk e ka njohur në historinë e vet. Humbja në Sarandë e fazës së parë 1-0, ku pësuam gol në fund të takimit, ishte kryekëput produkt i gjyqtarëve e jo aftësi e Butrintit, ndaj ‘koka’ e Besëlidhjes është e pakapërdishme nga Butrinti. Edhe pse Besëlidhja ndihet inferiore në renditje, këtej e tutje do të jetë superiore në rezultate. Jam plotësisht i bindur se me këta futbollistë që kam në dispozicion, do t’i fitoj pjesën dërrmuese të takimeve, përfshi dhe ato të transfertës”,- përfundon presidenti Noka reagimin e tij. (Panorama Sport)
   
Back To Top