Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Bardhi: Arbitri më detyroi të ndërpres ndeshjen

Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Besëlidhjes, Sinan Bardhi, u shpreh: “Një lojë e shkëlqyer dhe perfekte që rrallë mund ta zhvillojë një skuadër. Luajtëm një futboll burrëror me aksione të shumta, sidomos në krah. Por, nuk na buzëqeshi fati shpejt. Skuadra ishte ndër ditët e saj më të mira dhe mund të them pa frikë se kjo ka qenë një nga sfidat më të forta të kampionatit. Përballë kishim një Dinamo të fortë, e cila po luftonte për mbijetesën, por ne arritëm ta mposhtim me lojë, por edhe me golin që shënuam. Ishte një fitore e paralajmëruar dhe më se e merituar. Sa i përket tërheqjes së skuadrës, këtë na e imponoi gjyqtari, i cili vjen këtu në Lezhë dhe favorizon fare hapur skuadrën udhëtuese. Unë nuk e di se ku e gjeti këtë guxim”, – përfundon prononcimin e tij Bardhi.
   
Back To Top