Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja me disa mungesa ndaj Kamzës

Edhe pse të mërkurën, gjatë ndeshjes së kontrollit që zhvilloi Besëlidhja brenda familjes, formacioni bazë me të cilin mendohet të përballen ndaj Kamzës u paraqit mjaft mirë, ku nuk munguan golat dhe spektakli, përsëri trajneri Bardhi është i shqetësuar për mungesat. Duke u nisur nga këto rrethana, numri një i pankinës, në testin e së mërkurës ka provuar shumë futbollistë të stolit, të cilët do të luajnë që nga minuta e parë. Me gjithë shqetësimin e mungesave të mundshme, përsëri në radhët e Besëlidhjes ka entuziazëm dhe aromë mbijetese. Nga lezhjanët takimi i së shtunës konsiderohet si supersfida e këtyre javëve të mbetura të kampionatit, kjo e diktuar nga diferenca tepër e vogël e pikëve që kanë shumica dërrmuese e skuadrave, nga ku matematika përfshin 12 skuadra që luftojnë për mbijetesë. Ndryshimi i rregullores së kampionatit këtë sezon nuk lë shteg për gabime, kështu që lezhjanët janë të bindur se do triumfojnë. (Panorma Sport)
    
    
Back To Top