Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja në pritje të gabimeve të rivalëve

Trepikëshi ndaj Tërbunit e ka lënë sërish Besëlidhjen në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit. Skuadra e drejtuar nga Sinan Bardhi tashmë duhet të shpresojë te hapat falsë të kundërshtarëve të saj për të siguruar mbijetesën. Për “Panorama Sport”, mesfushori Ervin Malasi që realizoi golin e dytë u shpreh: “Është sezoni im i tretë që luaj me Besëlidhjen dhe asnjëherë nuk jemi gjendur në një pozitë të tillë. Megjithatë, në ndeshjet e mbetura i kemi të gjitha shanset për të siguruar mbijetesën. Nuk bëjmë asnjë dallim mes kundërshtarëve, pasi qëllimi ynë është të marrim vetëm tri pikët. Golin me Tërbunin ia dedikoj vajzës sime”, – deklaroi Malasi (Panorama Sport)
    
Back To Top