Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Fitorja me blutë karikon lojtarët e Besëlidhjes

Besëlidhja ka arritur të marrë një fitore me shumë vlera në ndeshjen e javës së shkuar ndaj Dinamos në shtëpi në shifrat minimale 1-0. Ekipi, që drejtohet nga Sinan Bardhi, është shumë pranë mbijetesës dhe sot do nisë përgatitjet për takimin e radhës që do të luajë në transfertë ndaj Partizanit. Të kuqtë kanë siguruar ngjitjen në Superiore dhe të gjithë shpresojnë te një mosinteresim i tyre në takimin ndaj Besëlidhjes. Megjithatë, lezhjanët janë të karikuar dhe me moralin e lartë për të marrë një tjetër trepikësh, pasi humbja do të përkthehej ndryshe në rënie nga Kategoria e Parë. Lezhjanët kanë humbur në fazën e parë të kampionatit ndaj Partizanit dhe tashmë kërkojnë t’u kthejnë reston të kuqve, që nuk kanë më objektiva, të cilat i kanë arritur. Ata kanë humbur në takimin ndaj Kamzës, ku aktivizuan futbollistë të rinj në formacion.
   
Back To Top