Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 24: Besëlidhja - Tërbuni 2:0. Tre pikë shprese për mbijetesën

Nuk ka asnjë surprizë. Besëlidhja merr tri pikë të arta në shtëpi përballë një Tërbuni që duket se ka humbur identitetin e tij, ndryshe nga faza e parë kur ishte edhe kandidat kryesor për t’u ngjitur në Superiore. Skuadrës së drejtuar nga Sinan Bardhi i ka mjaftuar nga një gol në çdo pjesë për të hipotekuar fitoren dhe për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës. Ndeshja – Që në minutën e parë të takimit, lezhjanët u hodhën në sulm duke fituar një goditje nga këndi. Krosimi në zonë do të sillte edhe golin e parë për vendësit. Mrdakoviç do të kërcente më shumë se mbrojtësit pukjanë dhe me kokë do t’u jepte avantazhin lezhjanëve, të cilët festojnë. Por goli nuk i qetëson vendësit, që tashmë duan një tjetër rrjetë për të qenë më të sigurt. Rastet kapin njëratjetrën, ndërsa miqtë nga Puka vetëm mbrohen dhe e kanë të pamundur të kundërsulmojnë, pasi hapësirat i kanë të pakta. Vetëm pas minutës së 20-të miqtë do mundohen të organizohen dhe do lëshojnë shkëndijën e parë me anë të Jevdeviç, por goditje e tij do të përfundojë shumë larg kuadratit. Fraksioni i dytë i lojës do të jetë një fotokopje e të parit, kur lezhjanët sulmojnë dhe pukjanët mbrohen. Minuta e 53-të dhe Mrdakoviç shpërthen në të majtë të sulmit, duke dhënë një asist për Malasin, i cili te pika e 11-metërshit nuk e ka shumë të vështirë të dyfishojë shifrat. Me realizimin e këtij goli, Besëlidhja është më e qetë dhe deri në fund të 90 minutave e administron rezultatin, duke menduar për takimin e radhës. (Panorama Sport)

Besëlidhja - Tërbuni 2:0
Shënues: Mrdakoviç 2′, Malasi 53′
Besëlidhja: Xhika, Kepi, Shytani (Met’hasani), Jakovljeviç, K. Dibra, Peqini, Nedeljkoviç, Pepaj, Danaj (Malasi 46′), Aritonoviç, Mrdakoviç (Lleshi 83′). Trajner: S.Bardhi
Tërbuni: Guga, Kodra (Kola 89′), Jevdeviç, Rroca, Baholli, Murçja, Baze (Ndoci 52′), Memeti, Çeka, Greca, Dimo. Trajner: V.Gjoni.
Kartonë të verdhë: Met’hasani 85′, Malasi 90′ / Baholli 43′, Çeka 55′
   
Back To Top