Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 26: Besëlidhja - Burreli 1:0. Fitorja e tretë rradhazi për lezhjanët!


Besëlidhja siguroi dje fitoren e tretë radhazi, pasi mundi Burrelin në fushën e vet me rezultatin 1-0. Lezhjanëve u ka mjaftuar goli i Kepit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Një sfidë e luftuar deri në fund nga të dyja skuadrat. Besëlidhja vazhdon të jetë në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria. Takimi ka nisur i qetë nga të dyja skuadrat. Në minutën e 11-të janë miqtë që organizojnë një sulm dhe Pjetrani provon nga jashtë zone, por shënjestra e tij është gabim. Pas kësaj minute, vendësit hidhen në sulm në kërkim të golit. Miliç kroson brenda zone për Mrdakoviç, që godet me kokë, por Xhixha pret. Në të 22- ën është Malasi që zëvendëson Pepajn e dëmtuar dhe sulmon rrezikshëm nga e djathta, kroson në zonë, por Miliç fare pranë nuk arrin ta godasë topin siç duhet. Në minutën e 34- t është përsëri Besëlidhja që fiton një goditje dënimi, e cila ekzekutohet nga Aritonoviç. Është sërish Miliç që godet, por pret gardiani mik. Vjen minuta e 45-të dhe Aritonoviç sulmon nga e djathta, por pengohet nga Lekaj dhe gjyqtari akordon goditje dënimi. Është vetë serbi që kroson në zonë dhe aty mbrojtësi Bruno Kepi kërcen mbi të gjithë dhe realizon pas goditjes me kokë, 1-0. Me këtë rezultat përfundon pjesa e parë. Sa i përket të dytës, edhe pse ka nisur njësoj si e para, është vënë re qartë nervozizmi i matjanëve që bëjnë ndërhyrje të rënda. Në minutën e 51-të është Danaj që ndërmerr një sulm vetjak dhe fare pranë harkut të zonës matjane provon të gjuajë, por topi kalon ngjitur me pingulen e portës matjane. Pas minutës së 60-të, miqtë organizohen në kërkim të barazimit, por pa rezultat. Besëlidhja ngulmon në kërkim të dyfishimit të rezultatit, por nuk arrin të shënojë. Edhe katër minutat shtesë nuk u shërbejnë miqve për të barazuar, e kështu Besëlidhja merr një 3-pikësh shumë të rëndësishëm. (Panorama Sport)

Besëlidhja - Burreli 1:0
Shënues: Kepi 45+1′
Besëlidhja: Xhika, Kepi, Shytani, Jakovljeviç, Peqini, Nedeljkoviç, Pepaj (Malasi 19′), Aritonoviç, Mrdakoviç (Prendi 62′), Miliç, Danaj (Pjetrushi 70′). Trajner: S.Bardhi
Burreli: Xhixha, Melani, Bashi, Hotaj, Pjetërnikaj (Mllugja 21′), Proda, Kola (Çaku 81′), Dalipi, Lekaj, Pjetrani, Rahova (Pirani 53′). Trajner: E.Plori
Kartonë të verdhë: Peqini 53′, Prendi 74′, Kepi 90+3′/ Lekaj 44′, Proda 82′, Dalipi 84′, Pjetrani 90′
   
Back To Top