Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 27: Kamza - Besëlidhja 2:1. Me një këmbë në kategorinë e dytë!

Besëlidhja ka dalur pa asnjë pikë nga ndeshja më e rëndësishme e  këtyre javëve të fundit të kampionatit. Kamzalinjtë mundin Besëlidhjen 2-1 dhe i largohen të paktën për një javë vendit të 13-të, që të dërgon në Kategorinë e Dytë. Nga ana tjetër, lezhjanët e shohin veten në vendin e 14-të me 31 pikë dhe janë shumë afër rënies nga kategoria. Heroi i sfidës së djeshme ishte sulmuesi Rezart Maho. Ashtu si një javë më parë, ai realizoi dopietë, në një kohë që miqtë shënuan vetëm një herë me anë të Lekajt.

Që në minutën e parë është Ismolli që jep sinjalin te porta lezhjane. Më pas vazhdojnë rastet pa fund në kërkim të golit. Kamzalinjtë në pjesën e parë zotërojnë totalisht fushën dhe krijojnë mjaft aksione sulmuese ku pak prej tyre përfundojnë në portën mike. Kështu do të vinte minuta e 25-të, kur Gjoka gjuan nga jashtë zone, devijon një mbrojtës mik dhe topi përfundon në këmbët e Mahos, i cili realizon nga rreth 25 metra. Rreth 3000 tifozë të pranishëm në stadium ngrihen në këmbë. Në mesfushë vepron bukur Koleci i palodhur dhe mjaft aktiv që, së bashku me Koçin, nisin aksionet sulmuese në drejtim të portës lezhjane. Miqtë janë ngjeshur në mbrojtje, ku dallohen Jakovljeviç, Aritonoviç dhe Nedjelkoviç. Në minutën e 41-të është sërish Maho, që provon nga rreth 30 metra dhe topi devijohet paksa nga Shytani dhe përfundon në rrjetë. Të gjithë në stadium janë në delir. Fraksioni i dytë ka nisur jo në ritmin e të parit për vendësit. Ndryshe ka ndodhur në kampin lezhjan, ndërsa lojtarët duken më të freskët dhe se vjen e bëhen më të rrezikshëm në sulmet e tyre. Pas shumë përpjekjesh, miqtë ngushtojnë diferencën në minutën e 67-të me anë të Lekajt, që shfrytëzon një gabim të mbrojtësve dhe portierit vendës. Ndizet ndeshja dhe nervozohen lojtarët. Kamzalinjtë kërkojnë dhe provokojnë vonesa të lojës. Edhe tifozeria vendëse ndikon në vonesën e lojës, duke hedhur topa në fushë në momentin kur luhej ndeshja. Deri në fund, miqtë përpiqen të barazojnë, por nuk ia arrijnë dhe sfida përfundon 2-1 për Kamzën.

Kamza - Besëlidhja 2:1
Shënues: Maho 28′, 41′/ P.Lekaj 67′
Kamza: Bytyçi, Sharko, Muça, Beqiri, Ismolli, Keta (Çullhaj 85`), Sefiu (Mehmeti 75`), Koçi, Koleci, Gjoka, Maho (Cankja 90′). Trajner: B.Doku
Besëlidhja: Xhika, Peqini, Jakovljeviç, Aritonoviç, Danaj (Mrdakoviç 77′), Malasi (V.Lekaj 49′), Shytani, Kepi, Nedeljkoviç, Pjetrushi, Miliç (P.Lekaj 46′). Trajner: S.Bardhi
Kartonë të verdhë: Keta 57′, Bytyçi 77′, Çullhaj 86′, Maho 90′, Koleci 92′/ Aritonoviç 20′, Kepi 27′
 
Back To Top