Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Pepaj: Jam në delir, besoj te mbijetesa

U desh goditja me kokë e Vahi Pepajt që Besëlidhja të merrte një fitore të vuajtur ndaj Dinamos në sfidën e djeshme dhe të vazhdojë të qëndrojë në lojë për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Pepaj dje ishte heroi i sfidës. Pas ndeshjes, ai u shpreh: “Loja që kemi zhvilluar mund të na sillte edhe një fitore më të thellë. Megjithatë, ne nuk u stepëm për asnjë moment dhe sulmuam gjatë gjithë lojës. Vijuam aksionet duke e mbyllur në portë Dinamon. Ishim të destinuar të fitonim dhe jam i lumtur që ia arritëm qëllimit. Ndihem shumë mirë që arrita të shënoj një gol me vlerën e tri pikëve, i cili na mban në lojë për të mbijetuar deri në fund. Deri në fund na kanë mbetur edhe dy sfida shumë të rëndësishme, kështu që duhet të luftojmë fort. Jam i bindur se do të mbijetojmë”, – deklaroi Pepaj.
   
Back To Top