Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Sinan Bardhi pas ndeshjes me Burrelin: “Ngjitja sapo ka nisur”

Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Besëlidhjes, Sinan Bardhi, për mediat në lidhje me sfidën është shprehur: “Edhe pse fituam minimalisht, arritëm që në pjesën e parë të siguronim fitoren që na nxjerr përkohësisht nga zona e ftohtë ku ishim ngujuar për shumë kohë. Ngjitja sapo ka nisur. Ndoshta pak me vonesë, por Besëlidhja është kthyer përfundimisht në identitet. Jam i sigurt që mbijetesën e kemi siguruar. Burrelit i uroj suksese të mëtejshme drejt objektivit. Na kanë mbetur edhe katër finale deri në fund dhe duhet të jemi të përqendruar. I kemi të gjitha mundësitë për mbijetesën”, – ka përfunduar trajneri i Besëlidhjes.
   
Back To Top