Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

A ka ndonjë mundësi Besëlidhja për të shpëtuar?

E dimë që nuk do të ndodhë kurrë, pasi jemi në Shqipëri dhe e dimë se si funksionojnë gjërat dhe si luhen ndeshjet në Kategorinë e Parë. Nuk luhet pastër, dhe këtë e konfirmojnë edhe rezultatet e javëve të fundit. Pogradeci ka pesë javë rresht që ka hapur krahun, duke humbur kundër të gjitha skuadrave që luftojnë për mbijetesë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Mamurrasi, Tërbuni, Lushnja kampione dhe Partizani, i cili një javë më parë i fali tre pikët Kamzës duke u paraqitur me të rinjtë në fushë dhe një javë mbrapa bëri ndeshjen e jetës ndaj Besëlidhjes për të favorizuar Dinamon.

Megjithatë, në një kampionat të pisët si ai i joni, ka vend edhe për hipoteza të tilla: Po sikur presidenti i Besëlidhjes të vendosë një shpërblim për ekipin e Pogradecit në rast fitoreje ndaj Dinamos? Në këtë rast, ka dy mundësi për Besëlidhjen që të shpëtojë...
  1. Besëlidhja fiton ndaj Ilirisë me çfarë do lloj rezultati dhe njëra midis Dinamos dhe Butrintit humbet në shtëpi.
  2. Besëlidhja fiton me 7 gola diferencë ndaj Ilirisë dhe njëra midis Dinamos dhe Butrintit barazon. 
Nuk do të ndodhë kurrë, megjithatë ne e kemi si detyrim të shkruajmë diçka për situatën aktuale, dhe të besojmë tek ndonjë zgjidhje, megjithëse është shumë e vështirë. /ksbeselidhja.com
   
Back To Top